Biznesi i makinave me qira, në lulëzim


Përdorimi i makinave me qira më parë konsiderohej  makina me qera aeroport luks, por kjo gjë duket se ka ndryshuar edhe në një vend të vogël si Shqipëria. Mes konkurrencës së lartë, ofrimit të çmimeve të favorshme, në përpjekje “për të kapur” emigrantë dhe turistë të huaj, tregu i makinave me qira po jeton ditë të mira. Por, edhe problemet ekzistojnë. Gjobat dhe infrastruktura e rrugëve janë shndërruar në një dhembje koke për kompanitë…
Nga Deada Hyka
Në Shqipëri hynë five.1 milionë të huaj në vitin 2017, një nivel rekord ky. Gati gjysma e tyre erdhën për qëllime turistike. Italianët, polakët, gjermanët, francezët, anglezët, çekët u joshën nga artikujt që përshkruanin bukuritë e shqipërisë dhe çmimet e lira të ushqimeve. Rrugëtimi i tyre drejt Shqipërisë po nxit segmentin e dhënies së automjeteve me qira.

Kompanitë kryesore në treg, që ofrojnë shërbimin e makinave me qira, po përballen me dy anë të së njëjtës medalje: nga njëra anë kanë aktivitet në rritje dhe po jetojnë ditë të “arta”, të ushqyera kryesisht nga turizmi. Nga ana tjetër, kanë vështirësi. Infrastruktura e “lease a car” nuk është e njohur në Shqipëri, ndonëse po bëhen përparime. Legjislacioni mungon.

Rrugët në vendin tonë jo rrallëherë shndërrohen në burim që i shtojnë kosto amortizimi kompanive. Nga ana tjetër, konkurrenca informale i vë në vështirësi, duke i ulur çmimet e tregut dhe duke u marrë klientë, kryesisht emigrantët. Gjobat janë një çështje e “nxehtë”, ku për një shkelje nuk gjobitet drejtuesi (klienti) por makina. Mospajisja e shqiptarëve me karta krediti dhe kërkesa e tyre për të funksionuar me kesh, nuk i ndihmon aspak kompanitë. Aktorët kryesorë të tregut po ndërtojnë perspektivat për të themeluar një Shoqatë në sektorin ku operojnë, që të mund të mbrojë të drejtat dhe të adresojë problemet.

 

Biznes në lulëzim

Dy vitet e fundit kanë qenë në want të kompanive të makinave me qira. Sipas bilanceve në QKR, aktiviteti i tyre ka qenë në rritje të vazhdueshme. Kompania Avis Albania sh.P.K. Ka pjesën më të madhe të tortës së tregut, e cila vetëm në vitin 2016 ka xhiruar rreth 490 milionë lekë, rritja e të cilit e krahasuar me një vit më parë ka qenë 37%. Një tjetër kompani, e cila operon prej shumë vitesh në Shqipëri, Enterprise sh.P.Okay., ka pasur rritje prej 36% të aktivitetit të saj dy vitet e fundit dhe xhiroja e saj në 2016 ka arritur në thuajse a hundred thirty milionë lekë. Edhe aktorë të tjerë më të vegjël kanë pasur rritje të xhiros së tyre, duke mbështetur kështu pohimet e tyre për aktivitet më të mirë, kryesisht nga turizmi. Një ndër kompanitë shqiptare, Eurocar, ka 6-fishuar aktivitetin nga 2015 në 2016.

 

Turizmi “ushqen” këtë biznes

Gert Gjeli, menaxheri i Enterprise Albania tregon për “Monitor” se aktiviteti i kompanisë ka qenë me rritje vitet e fundit, e cila i atribuohet kryesisht turizmit. “Ne operojmë me brokera pra me sistem on line. Kjo metodë favorizohet nga prenotimet e agjencive turistike të huaja, të cilat vitet e fundit kanë qenë shumë të pranishme në Shqipëri. Si rrjedhojë, kanë sjellë shumë turistë të huaj tek ne, prenotimet kanë qenë më të larta për makina me qira. Me rritjen e kërkesave, kemi rritur flotën në dispozicion të klientëve, që t’i përballojmë. Jemi tani me rreth 500 makina”, – tregon z. Gjeli.

I pyetur se cili nacionalitet ka marrë më tepër këtë shërbim, ai tregon se francezët kanë marrë më shumë makina me qira vitin e kaluar.
Për këtë vit, menaxheri i Enterprise Albania tregon se pritshmëritë janë më të larta, duke qenë se prenotimet kanë nisur që herët dhe presin që 2018 të ketë performancë më të mirë se në të gjithë vitet paraardhëse.
Klajd Ferraj, menaxheri i “Eurocar Albania” tregon se të huajt janë klientët potencialë për makina me qira, kryesisht në verë, duke qenë se Shqipërisë, vitet e fundit, i është bërë reklamë në shumë media ndërkombëtare. Kryesisht francezët dhe europianoqendrorët kanë marrë më tepër makina me qira pranë kompanisë së tij verën e shkuar.

Megjithatë, ai shton se turizmi ka ndikim pozitiv për aktivitetin e kompanisë së tij, por njëkohësisht ka anën e vet terrible. “Sezonaliteti është shumë i pranishëm në këtë sektor. Ne nuk kemi shtrirje të njëjtë për gjatë gjithë vitit. Përveç verës dhe fundvitit, pjesa tjetër është thuajse letargjike. Ndërkohë që kostot e kompanisë nuk ndalin”, – thotë për “Monitor”, z. Ferraj.

Emigrantët shqiptarë janë një kontingjent i mirë për kompanitë që ofrojnë ketë shërbim. Sipas drejtuesve të këtyre bizneseve, ata kanë më shumë fitim në muajt e verës, për shkak të ardhjes së emigrantëve të cilët jetojnë jashtë vendit. Edhe fundviti është periudhë që premton.
Ervis Kurti, menaxher operacional i “AVIS Albania”, tregon për “Monitor” se emigrantët shqiptarë janë klientë të rëndësishëm duke qenë se për periudha të shkurtra që vijnë në Shqipëri, nuk duan të marrin makinat e tyre. “Ata zgjedhin të vijnë me avionë, jo më me tragete si përpara, pasi ka shumë peripeci që duan të shmangin. Marrin makina me qira sepse nuk duan gjithashtu të kërkojnë borxh makina nëpër familjarë”, – tregon z. Kurti.

Edhe pse të huajt marrin më shumë makina me qira, numri i shqiptarëve po rritet. Burime pranë kompanisë “Hertz” në Shqipëri, tregojnë se korrik-gushti është muaji me kërkesat më të larta, duke qenë se vijnë edhe emigrantët, të cilët e konsiderojnë më komode dhe me kosto më të ulët marrjen e një makine me qira sesa sjelljen e makinave personale nga vendi ku ata jetojnë dhe punojnë.

Shërbimi i automjeteve me qira, me përjashtim të konsumit të karburantit, mbulon çdo shpenzim tjetër, tregojnë burimet pranë “Hertz”, që lidhet me automjetin e marrë me qira në mënyrë që konsumatori të prekë sa më shumë të jetë e mundur këtë shërbim. “Pjesa më e madhe e njerëzve që marrin makina me qira janë të moshës nga 25-50 vjeç, ndërkohë është shtuar edhe numri i femrave”, – tregojnë nga “Hertz”.

 

Gjobat

Në ka një çështje që është shndërruar në një shkop nën rrota për bizneset e makinave me qira, ajo është gjoba. Kjo është kosto e lartë për kompanitë, duke marrë në konsideratë që njihen me gjobën pasi klienti ka ikur. Ky trouble, në fakt, nis që më mospajisjen e shqiptarëve me kartë krediti. Duke mos pasur kartë, ata kërkojnë që të operojnë me një depozitë kesh, e cila është thuajse e papërfillshme krahasuar me një gjobë që mund të marrin. Duke i shtuar këtë faktin, që në sistem gjoba del pas dy ose tre ditësh, kompanitë e kanë të pamundur që të faturojnë klientin i cili, nuk ka lënë garanci kartën e kreditit dhe ka ikur tashmë. Kompanitë tregojnë se pikërisht shqiptarët emigrantë janë ata që marrin më shumë gjoba. Kur vijnë në Shqipëri, priren të bëjnë më shumë shkelje, ndërsa të huajt mund të gjobiten shumë rrallë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *